PSD me aksion për 1 Majin

PSD me aksion për 1 Majin

Partia Socialdemokrate ka kritikuar bizneset e shitjes me pakicë për shkelje të të drejtave të punëtorëve, pasi kjo parti beson se këta janë “më të shtypurit”.

Për 1 Maj, subjekti politik i cili drejtohet nga Dardan Moliqaj, doli në aksion simbolik, ku vendosen emrat e kompanive të subvencionuara nga Pako e Rimëkëmbjes Ekonomike.

“Po e shënojmë ditën e përpjekjen e punëtorëve për kushte më të mira të punës. Për sektorin ku ka shtypje të madhe për sektorin e shitjes më pakicë, të gjithë punëtorët punojnë me paga të vogla dhe me orar të tejzgjatur”, ka thënë Nol Nushi.

Teksa i referoheshin sektorit të shitjes me pakicë – PSD tregoi edhe për vështirësitë që punëtorët kanë hasur gjatë pandemisë, duke shtuar se është dashur të kenë mbështetje më të madhe nga shteti.

“Ky sektor është sektor esencial, pasi na kanë shërbyer gjatë pandemisë. Këta nuk janë trajtuar si punëtorë të rrezikuar nga pandemia, dhe të përfshihen në pako emergjente. Ata nuk janë vetëm shitës, ata pastrojnë, punën e ngarkim-shkarkim, për sigurim. Shumica prej tyre nuk kanë kontrata. Duke mos qenë të mospërfshirë në kontrata nuk kanë mundur të përfshihen në pako sa do të vogla që kanë qenë”.

Kërkuan nga Qeveria që t’i listojë punëtorët esencial dhe të përfshihen në pako ndihmës. /Insajderi.com