“PSD nuk e ka asnjë deputet”

“PSD nuk e ka asnjë deputet”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se PSD nuk e ka asnjë deputetë, për shkak se sic ka thënë ai kjo parti ka qenë në garë në zgjedhjet e kaluara dhe nuk ka arritur që ta fitojë asnjë deputet.

“Unë e di që PSD ka garuar në zgjedhjet e fundit dhe nuk e ka marrë asnjë deputetë. Tani këta 12 që kanë shkuar në atë parti, janë deputetë që në këto pozita kanë arritur si kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Selimi.

Intervistën e plotë me deputetin Rexhep Selimi mund ta shikoni këtu:

Insajderi.com | Intervistë me deputetin Rexhep Selimi

Insajderi | Intervistë me deputetin e Lëvizja VETËVENDOSJE! z.Rexhep Selimi Selimi në këtë intervistë flet për: ◾ Transformimin e FSK-së në Ushtri.◾ Pse u shkëput UÇK-ja nga Ushtria e Kosovës?◾ Pse sipas Rexhep Selimit, PSD është larguar nga opozita?◾ Pse sipas Selimit, PSD nuk e ka asnjë deputet?◾ A ka fryerje të listave në Zonën Operative të Drenicës?Intervista transmetohet #Live në faqën e #insajderi-it në Facebook, nga ora 20:00Intervistoi: Arton RamaJu ftojmë ta ndiqni!

Posted by Insajderi on Friday, 19 October 2018

Ai ka shtuar se PSD duhet të jenë të vetëdijshëm për “kaçikun” që e kanë dhe pastaj të kërkojnë më shumë respepekt për ta. Ai ka shtuar se nganjëherë Lëvizja Vetëvendosje i respekton deputetët e PSD-së më shumë se ata të mazhorancës.

“Nuk po i nënçmoj, por ata duhet ta dinë se cfarë kaçiku kanë dhe pastaj në përputhje me kaçikun e tyre të kërkojnë respektin tonë. Se sa e meritojnë respekt nga Lëvizja Vetëvendosje, dihet. Por, prapë se prapë ne i respektojmë si gjithë kolegët tonë të Kuvendit, e nganjëherë i respektojmë më shumë se mazhoranca”, ka thënë Selimi./Insajderi.