PSD nuk merr pjesë në zgjedhjet lokale

PSD nuk merr pjesë në zgjedhjet lokale

Partia Socialdemokrate ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor, shkruan Insajderi.

Në një komunikatë të dërguar për media thuhet së ky vendim është marrë pas analizës e diskutimeve brenda strukturave.

“Ky vendim nuk vjen sepse kemi bërë ndonjë hierarki prioritetesh ku zgjedhjet lokale nuk janë në fillim. Ne jemi të bindur se edhe këto zgjedhje, sikur zgjedhjet parlamentare janë kornizim i luftës politike që s’do ta pranojmë. Numri, ligji dhe forca janë termat që i vizaton pushteti. Pozita jonë është jashtë tyre, si botëkuptim dhe si praktikë”, thuhet në njoftim.

Më tej, thuhet së i kanë deleguar, Grupit Punues të Kamenicës dhe Kryetarit Kastrati vendimin për pjesëmarrjen eventuale në  Komunën e Kamenicës.

“Secili vlerësim i tyre, është i pranueshëm për ne”, është thënë në njoftim.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen me 17 tetor./Insajderi.com