
Partia Socialdemokrate ka reaguar pas publikimit të një videoje ku shihet se kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka sulmuar një qytetar që njëkohësisht ishte edhe punonjës i kësaj komune, njofton Insajderi.
Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, thotë se partia e cila po premton ndryshimin e madh, le të fillojë duke ndryshuar precedentin e tolerimit të burrave agresiv në krye të komunave në Kosovë.
Kështu u shpreh Kuçi me anë të një postimi në Facebook, reagim ky i cili shkoi për Lëvizjen Vetëvendosje.
“Ne vazhden e premtimeve per ndryshimin e madh, le te fillojne duke e ndryshuar precedentin e tolerimit te burrave agresiv ne krye te qyteteve tona, qe i kane vene vet ne pushtet!”, ka shkruar Kuçi. /Insajderi.com