PSD thotë se nuk i beson LDK-së: Avdullah Hoti po shpif kundër neve

PSD thotë se nuk i beson LDK-së: Avdullah Hoti po shpif kundër neve

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu ka thënë sonte se partia e tij nuk i beson Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka folur për zhvillimet politike kohët e fundit në vend, më saktësisht për mocionin e propozuar nga opozita dhe për deklaratën e Lutfi Hazirit që ka kërkuar bashkëpunim me PSD-në.

Ai ka thënë se më në fund ka dalë dikush nga LDK-ja që po reflekton dhe nuk po del me deklarata kundër kësaj partie. Ai ka folur për qëndrimin e shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ndaj partisë së tij.

“Ne e dimë retorikën e Avdullahit ndaj PSD-së”, ka thënë Sejdiu.

“Ndonëse ofendon dhe shpif kundër PSD-së, ai këndej kërkon bashkëpunim”

Ai ka thënë se i vjen mirë që më në fund dikush nga LDK-ja po kërkon marrëveshje për të ardhmen.

“E vërteta është se LDK-ja ka qeverisur bashkë me PDK-në për 15 vite” , ka shtuar Sejdiu.

“E dimë që LDK ka potencial për ndërrim të mendimeve në momentin e fundit”.

Tutje Sejdiu ka treguar se për të qenë pjesë e mocionit partia e tij kërkon një plan afatgjatë dhe jo një ndërrim të pushtetit e jo të qeverisjes.