Pse Agjencia e Memorialëve nuk po i lejon ciceronët që të flasin për gjendjen e rëndë të shtëpive të Adem Jasharit?

Pse Agjencia e Memorialëve nuk po i lejon ciceronët që të flasin për gjendjen e rëndë të shtëpive të Adem Jasharit?

Xhevat Imeri është ciceron në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” që kur ky vend u hapë për vizitorë. Shefat e tij të rinj në Agjencinë për Menaxhimin e Memorialëve nuk e lejojnë që të flas për gjendjen e këtij vendi. Por, e lejojnë që të flasë se çka ndodhi aty në marsin e vitit 1998.

Pse ata e kanë marrë këtë vendin, mund ta kuptoni në dokumentarin e InDoks “Kompleksi i Tenderëve ‘Adem Jashari’”.

InDoks është kthyer këtu pas 20 vitesh për të parë se çka kanë bërë institucionet e shtetit që e krijoi sakrifica e Jasharajve dhe e të tjerëve në dy vite luftë. Ajo se çka gjendet këtu nuk mund të përshkruhet me fjalë. Mund të shfaqet vetëm me pamje. Pa koment.

InDoks në këtë dokumentar do të gërmojë në tenderët dhe format tjera me anë të të cilave janë bërë investimet në këtë hapësirë historike. Kush janë përfituesit e sa janë shumat e projekteve. Janë dhjetëra tenderë e miliona euro të shpenzuara, dhe vetëm tash po flitet për ruajtjen e shtëpive të rezistencës./ Insajderi.com