Pse dha dorëheqje Haradinaj nga posti i të parit të partisë, flasin nga AAK-ja

Pse dha dorëheqje Haradinaj nga posti i të parit të partisë, flasin nga AAK-ja

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj ka sqaruar se ‘dorëheqja’ e Ramush Haradinajt nga pozita e kryetarit të këtij subjekti politik, nuk ka të bëjë me ndonjë çështje tjetër por me procesin zgjedhor të brendshëm që ka nis kjo parti.

Sipas tij, në këtë proces zgjedhor do të kenë një delegat, një votë.

“Ne i kemi shpallë zgjedhjet në parti edhe në fakt tash jemi në proces zgjedhor, por nuk ka të bëjë me dorëheqje. Ne i kemi aprovuar disa ndryshime në statutin e partisë, edhe zgjedhjet shkojnë një delegate një votë, duke besu që do të ndodhin disa ndryshime pozitive brenda për brenda partisë. Afatet kohore kanë mbet të hapura por jemi në proces zgjedhor edhe shpresojmë në bazë të dinamikave që kërkohen, ne do të vazhdojmë me këtë proces. Gjithkund ku kemi anëtarësi të AAK-së do të ketë zgjedhje”, tha ai.