Pse disa njerëz që nuk u infektuan kurrë me Coronavirus mund të kenë imunitet?

Pse disa njerëz që nuk u infektuan kurrë me Coronavirus mund të kenë imunitet?

Sistemet imunitare të disa njerëzve që nuk kanë qenë të ekspozuar ndaj coronavirus-it të ri mund të kenë një familjaritet me patogjenin – dhe ndoshta kjo ndihmon për të zvogëluar ashpërsinë e sëmundjes nëse ai person infektohet me Covid-19, sugjeron një studim i ri, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Studimi, i botuar në revistën Nature të mërkurën, zbuloi se mesin 68 mostra të rriturish të shëndetshëm në Gjermani që nuk ishin ekspozuar ndaj coronavirus-it, 35% kishin qeliza T në gjakun e tyre që ishin reagues ndaj virusit.

Qelizat T janë pjesë e sistemit imunitar dhe ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga infeksioni. Reaktiviteti i qelizave T sugjeron që sistemi imunitar mund të ketë pasur përvojë të mëparshme në luftimin e një infeksioni të ngjashëm dhe mund ta përdorë atë memorie për të ndihmuar në luftimin e një infeksioni të ri.

Pra, si mund të kishte sistemi i tyre imunitar qeliza T reaktive nëse nuk ishte infektuar kurrë me Covid-19? Ata ishin “ndoshta të fituar në infeksione të mëparshme me coronaviruse endemike”, studiuesit – nga institucione të ndryshme në Gjermani dhe Mbretëria e Bashkuar – shkruajnë në studimin e ri. Përdorimi i kësaj memorie të qelizës T nga një infeksion tjetër akoma i ngjashëm për t’iu përgjigjur një infeksioni të ri quhet “reaktivitet kryq”.

Sette dhe Crotty shkruajnë se “tani është vërtetuar që SARS-CoV-2 reaktiviteti imunitar para-ekzistues ekziston në një farë mase në popullatën e përgjithshme. Është hipotetizuar, nuk është vërtetuar, se kjo mund të jetë për shkak të imunitetit ndaj ftohjes së zakonshme.” /Insajderi.com