Pse Kuvendi nuk ndërmori masa ndaj Etem Arifit?

Pse Kuvendi nuk ndërmori masa ndaj Etem Arifit?

Artan Murati, këshilltar i kryeparlamentares, Vjosa Osmani, ka thënë në seancën dëgjimore të Gjykatës Kushtetuese se Kuvendi e ka pasur të pamundur të ndërmarr masa ndaj deputetit Etem Arifi.

Gjykata Kushtetuese do të jap verdiktin për votën e Arifit të cilën e dha për Qeverinë Hoti më 3 qershor.

Murati, tha se Kuvendi i Kosovës e ka pasur të pamundur të ndërmarr masa  pa pasur arsye për jo-ligjshmërinë e votës së tij.

“Si bazë kushtetuese e kemi nenin 70 të Kushtetutes së Kosovës, në të cilën listohen rastet ose rrethanat në bazë të cilës mandati i një mandati është i pavlefshëm. Në këtë rast është vetëm pika gjashtë, dënimi i formës së prerë me një ose më shumë vite burgim. Pajtohem që për z. Arifi konstituohen edhe obligimet që dalin prej nenit 101 të Kodit për Procedurë Penale, mirëpo për Kuvendin e Kosovës është një situatë tjetër. Kuvendi e ka pasur të pamundur të ndërmarrë vendim, pa pasur arsye për jo-ligjshmërinë e votës”, ka thënë ai. /Insajderi.com