Pse Maxhunit nuk po i kërkohet ta lirojë pozitën?

Pse Maxhunit nuk po i kërkohet ta lirojë pozitën?

Reagimi i parë i kryeministrit Ramush Haradinaj, pas aksionit të djeshëm të arrestimit dhe depërtimit të gjashtë qytetarëve turq, ishte se ai nuk ka qenë në dijeni për aksionin që është ndërmarrë nga AKI në bashkëpunim me policinë e Kosovës.

Kërkoi menjëherë raport të detajuar nga Drejtori i AKI –së, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme dhe ministri i Drejtësisë.

Siguroi që do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore si kryeministër.

Paraditen e sotme ai kërkoi nga shefi i AKI-së Driton Gashi dhe nga Ministri i Punëve të Brendshme, që të lirojnë detyrat e tyre. Por të njëjtën kërkesë nuk e bëri ndaj shefit të policisë Shpend Maxhuni.

Këtë kërkesë të tij tha se e bënë për shkak se nuk u njoftua për operacion as para e as gjatë tij.

“Operacioni i ndërprerjes së leje qëndrimit, i ndalimit, deportimit urgjent dhe të fshehtë të gjashtë qytetarëve turq nga territori i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë, ka ndodhur pa informimin e Kryetarit të Qeverisë dhe pa lejen e tij”, tha Haradinaj

Derisa Flamur Sefaj, ende nuk është larguar dhe është në përgatitje të një shkrese përmes së cilës do të kërkoj arsyejt se pse duhet të largohet nga kjo pozitë, largimin e shefit të AKI-së duhet ta miratoj edhe presidenti Hashim Thaçi.

Sipas ligjit për AKI-në shkarkimi i drejtorit të AKI-së kërkon edhe nënshkrimin e presidentit Hashim Thaçi, njësoj siç edhe është emëruar. /Insajderi.com