Pse sipas Dardan Molliqajt, LDK-ja dhe VV-ja nuk “guxojnë” të nisin mocion për zgjedhje të reja?

Pse sipas Dardan Molliqajt, LDK-ja dhe VV-ja nuk “guxojnë” të nisin mocion për zgjedhje të reja?

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj po pretendon se dy partitë opozitare, LDK-ja dhe VV-ja nuk guxojnë të nisin mocion për rrëzimin e qeverisë.

Në RTV Dukagjini, Molliqaj ka thënë se një gjë të tillë e kanë të ndaluar nga ndërkombëtarët.

Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare ka thënë se deri të përfundohet dialogu, nuk mund të ketë zgjedhje të reja.

“LDK dhe VV nuk guxojnë me nis mocion për zgjedhje të reja. Kjo për shkak të ndërkombëtave që kanë thënë se nuk ka zgjedhje pa u kryer dialogu. Kjo punë është e kryer prej letrës së presidentit Trump. E keni pa që e ka ndërru qëndrimin LDK-ja”, ka thënë Molliqaj, transmeton Insajderi.

Madje Molliqaj ka thënë se PSD-ja është e gatshme ta rrëzojë qeverinë edhe me votat e Listës Serbe, nëse LDK dhe VV marrin iniciativën.

“Nëse LDK dhe VV nisin mocion bashkë me Listën Serbe, na i japim votat. Nuk besojmë parimisht në këtë punë, dhe meqënse në media po luhet me ide konspirative kjo nuk është e drejtë”, përfundoi Dardan Molliqaj. /Insajderi.com