Publikimi i transkriptës ku komandantët e Kosovës takohen me Nazim Bllacën – I dënuari thotë se nuk po shantazhon

Publikimi i transkriptës ku komandantët e Kosovës takohen me Nazim Bllacën – I dënuari thotë se nuk po shantazhon

Dy ditë më parë është raportuar se Shaban Syla, i dënuari në rastin Bllaca 2, do të publikojë një transkript me numër zyrtar të gjykatës, ku tregohet për takimet e komandantëve që tash janë drejtues të subjekteve politike me Nazim Bllacen.

Tutje Syla, kishte shtuar se kjo transkript do të përmbajë katër faqe dhe do të publikohet pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Mirëpo, sot është bërë publike një letër e tij, ku ka thënë se nuk po shantazhon por vetëm se dëshiron të zbardhet e vërteta.

“Nuk jam prej atyre që dikë paradite e servilizoj, e pasdite e shantazhoj, që në mbrëmje e ngreh në qiell, e në mëngjes e hedh në humnerë.  Nuk jam i tillë, me karakter e dinjitet gjendem që tetë vjet duke u shëtitur burgjeve të Kosovës. Madje edhe dy muaj pas skadimit të dënimit, mbahem i kidnapuar, edhe atë person me rrezikshmëri të lartë.

Për atë që i quani shantazhe, do të doja do të kisha shantazhuar para tetë vjetëve. Sepse që tetë vjet posedoj këtë transkriptim me video-incizim, të këtyre alamet komandantëve, me agjentin e UDB’së serbe, Nazim Bllaca. Nuk do t’ju thosha asgjë, do të heshtja për t’i mbuluar poshtërsitë e tyre Por dua vetëm ta zbardhi të vërtetën” thuhet në letrën e Shaban Sylës./ Insajderi.com