Juristja e" />

Publikohen emrat e kandidatëve për anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media

Publikohen emrat e kandidatëve për anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media

 

Juristja e së drejtës së medies, Flutura Kusari, ka publikuar të premten listën me emrat e kandidatëve të cilët janë propozuar për anëtarë të Komisionit të Pavarur për media.

Sipas saj, pjesë e listës janë emra “që e meritojnë të bëhen anëtarë të KPM-së”.

Ndërsa, thotë se në listë “paska edhe militanta të partive politike”, duke shpresuar se të njëjtit s’do të arrijë të zë vend në KPM.

“Monitorimi i këtij procesi është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Kjo listë paska emra të njerëzve që e meritojnë të bëhen anëtarë të KPM-së dhe shpresoj shumë që do të bëhen. Mirëpo, edhe në këtë listë paska edhe militanta të partive politike, shpresoj që asnjëri nga këta nuk do të bëhet anëtar. Nëse bëhet, ne jemi këndej”, ka shkruar Kusari në Facebook. /Insajderi.com