Hasan Krasniqi, është personi i dyshuari i cili vrau gruan e tij, Hysnije Krasniqi dhe rejen e tij, Remzije Krasniqi.
Në një përgjigje për Gazetën Insajderi brenda Prokurorisë Themelore të Prishtinës thuhet se kryesi i veprës, Hasan Krasniqi kishte probleme psikike.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka ka thënë se, “Vjehrri e ka vra gruan e vet edhe renë e vet edhe ka bërë vetëvrasje, këto janë informacionet e para, momentalisht nuk kemi asnjë informacion më shumë, prokurori është duke shkaur ën vend të ngjarjes”, ka thënë Beka për Insajderin.
Ndërsa Policia e Kosovës po ashtu e ka konfirmuar se vrasja e trefishtë ka ndodhur sot rreth orës 13:20, mirëpo ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Insajderin se “Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janë vrarë tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor ne vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”.
Ahmeti ka treguar se ngjarja ka ndodhur sot “rreth orës 13:20, policia ka marrë informacionin për një vdekje te dyshimte ne rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com