Publikohen imazhe të një laptopi Surface me kosto të ulët

Publikohen imazhe të një laptopi Surface me kosto të ulët

Ditën e sotme Microsoft do të mbajë një aktivitet ku besohet se gjigandi i sistemit operativ do të prezantojë një version “më të lehtë” të Windows 10 e njohur ndryshe si Windows 10 Cloud ose Windows 10 S.

Por pak përpara aktivitetit, mesnatën e së Hënes u publikuan disa imazhe të një pajisjeje e cila ngjan me një laptop Surface. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një laptop të supozuar si CloudBook të cilin Microsoft mund ta ketë rezervuar për aktivitetin.

View image on TwitterView image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter
Ajo që realisht dimë është se sektori edukativ, të cilin e adreson edhe konferenca e sotme MicrosoftEDU, dominohet nga Google dhe laptopët Chrome OS, diçka që Microsoft nuk mund tja falë vetes.

Sa i përket raportit i cili vjen nga një llogari në Twitter e quajtur Walking Cat, ai përmban disa imazhe të një laptopi Surface, një produkt mes Surface Pro 4 dhe Surface Book në pamje të jashtme.

is-deciderHtmlWhitespace" cite="https://twitter.com/h0x0d/status/859246700052881409">

View image on TwitterView image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter

Sipas përdoruesit në fjalë, ky laptop do të ketë ekran 13.5 inç, kamër 3.4 megapiksel, trashësi prej 10 mm dhe peshë prej 1.25 kilogram. Bazuar në informacionin kofidencial të Walking Cat, laptopi Surface do të jetë i disponueshëm në katër ngjyra: platin, blu, artë dhe kuqe.