ë gjitha marrëve" />
Rezultatet e dialogut

Publikohen marrëveshjet e arritura në Bruksel

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka publikuar të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Publikohen marrëveshjet e arritura në Bruksel

Me anë të një botimi nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës do të publikohen të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, njofton Insajderi.

Para se të dalin në formë të printuar, ASHAK e ka nxjerrë tashmë botimin në ueb-in zyrtar, në të cilin mund të kenë qasja të gjithë të interesuarit.

ASHAK insiston se dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë i hapur dhe transparent, pasi adreson qartas përgjegjësinë individuale dhe institucionale të pjesëmarrësve të përfshirë në këtë proces, në përputhje me rëndësinë që ka ky dialog për të ardhmen e vendit.

Sipas ASHAK, trysnia ndërkombëtare për përshpejtimin e dialogut, përfshirë edhe një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, është interpretuar si gatishmëri e Kosovës për kompromise që tejkalojnë të gjitha limitet kushtetuese.

Me botimin dhe publikimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi, ASHAK synon të tërheqë vërejtjen se gabimet e deritashme në marrëveshje dhe dialog nuk mund të përsëriten në të ardhmen dhe se dialogu i pritshëm e ka të vetmen bazë në parimet themelore të Kushtetutës së Republikës së Kosovës./Insajderi.com