Publikohen pamjet kur të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj arrijnë në QKUK

Publikohen pamjet kur të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj arrijnë në QKUK

42 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e bombolës së gazit që ka shpëthyer gjatë së martës në një restorant në Ferizaj, njofton Insajderi.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar komandanti i policisë së Ferizajt, Qazim Reka, i cili tutje tha se 12 nga të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim për shkak të lëndimeve më serioze.

Ndërkaq, nga Qendra Emergjente e QKUK-së, thonë se nëntë nga të lënduarit janë duke u trajtuar në këtë qendër, dy prej të cilëve kanë hyrë në sallën e operacionit./Insajderi.com