
Edhe sonte një lajm i mirë për Suharekën. Nga 5 mostra të gjitha kanë dalë negativ me koronavirus.
Kështu ka bërë të ditur, kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.
Muharremaj, ka kërkuar nag qytetarët që të respektojnë rregullat e institucioneve shëndetësore.
Ky është njoftimi i tij:
“Sërish lajme të mira kemi në Suharekë sonte 🙏👏👏
Nga 5 mostra që janë marrë, të gjitha kanë dalë me rezultat negativ. Pra nuk e kanë virusin Covid-19.
Na duhet edhe pak kohë që të kemi kujdes nga kjo pandemi.
Respektoni me çdo kusht rregullat e institucioneve shëndetësore.”/Insajderi.com