Publikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Podujevë

Publikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Podujevë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare të votimeve të 29 nëntorit në Podujevë.

Lëvizja Vetëvendosje është fituese, pa balotazh – me 18 mijë e 286 vota ( 51.9%).

Lidhja Demokratike e Kosovës me 12 mijë e 627 vota ( 35.8%).

Partia Demokratike e Kosovës 4 mijë e 341 vota ( 12.3%).

Shpejtim Bulliqi do të jetë kryetar i Besianës deri në zgjedhjet e rregullta lokale që mbahen në fund të vitit 2021. /Insajderi.com