Publikohet deklarimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë

Publikohet deklarimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë

Agjencia kundër Korrupsionit ka publikuar sot në faqen zyrtare të saj në Internet regjistrat e deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave.

Agjencia ju njofton se gjatë bartjes së të dhënave të deklaruara nga formularët e deklarimit të pasurisë tek regjistrat e deklarimeve, mund të ndodhin lëshime teknike apo formulime të gabuara  andaj kërkojmë nga zyrtarët e lartë publik qe ta njoftojnë Agjencinë menjëherë, në mënyrë që të bëhen  përmirësimet dhe për të evituar paqartësitë që mund të krijohen, thuhet në njoftimin e AKK-së.

Pas përfundimit të të gjitha çështjeve teknike të këtij procesi, Agjencia do të organizon  aktivitetin publik të hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të pasurisë që sipas Ligjit për deklarimin e pasurisë do ti nënshtrohen 20 përqind e listës së përgjithshme të zyrtarëve te lartë publik qe kanë deklaruar pasurin për vitin 2017.

Për të parë regjistrat e deklarimit të pasurisë ju lutem vizitoni web faqen e Agjencisë www.akk-ks.org, më saktësisht klikoni mbi butonin Deklarimi i Pasurisë.