Publikohet dokumenti zyrtar i KE-së ku jepet rekomandimi për heqjen e vizave

Publikohet dokumenti zyrtar i KE-së ku jepet rekomandimi për heqjen e vizave

Komisioni Evropian ka dhënë sot rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën. Lajmi u dha nga komisioneri për punë të brendshme dhe migracion, Dimitris Avramopulos dhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Në dokumentin zyrtar të KE-së thuhet se Kosova tashmë ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

“Komisioni Evropian konfirmon që Kosova ka përmbushur dy kriteret për liberalizimin e vizave. Ratifikimin e demarkaiconit me Malin e Zi, dhe hapa konkret në luftën kundër korrupsionit”, thuhet në raport.

Tashmë Komisioni Evropian do t’ia jap rekomandimin Parlamentit Evropian, ku pastaj pritet miratimi edhe në dy institucionet e tjera të BE-së.