Ndonëse rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit nuk janë shpallur ende nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në media është publikuar një listë me emrat e kandidatëve nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët kanë arritur të sigurojë ulëse ne Kuvend, njofton Insajderi.
Sipas një liste, Grupit Parlamentar të AAK-së do t’i prijë i pari i partisë, Ramush Haradinaj, i pasuar nga Daut Haradinaj, ndërsa top-3shen e përmbyllë Besnik Tahiri.
Nga zgjedhjet e 14 shkurtit AAK-ja ka dal e katërta në zgjedhje, teksa në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës, kjo parti pritet që t’i ketë 8 deputetë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Rezultatet do të bëhen të ditura nga në orën 11:00./Insajderi.com