Publikohet lista e shteteve se kur do të furnizohen me vaksinën anti-COVID, bën pjesë dhe Kosova

Publikohet lista e shteteve se kur do të furnizohen me vaksinën anti-COVID, bën pjesë dhe Kosova

COVAX ka bërë publike listën e shteteve të cilat pritet të furnizohen me vaksinën anti-COVID, njofton Insajderi.

Kosova është me renditje e 64-ta sipas listës dhe pritet të furnizohet deri në muajin maj 2021.

Në Kosovë numri i vaksinave që do të vijnë pritet të jetë 100 mijë e 800 vaksina nga Astra-Zeneca të prodhuara nga Instituti i Indisë “Serum”, bëhet e ditur nga COVAX.

Këto vaksina pritej të vinin në muajin shkurt, por pasi  kishte kritere që nuk i përmbushte Kosova ndodhi dështimi nga ana e Ministrisë së shëndetësisë dhe “Pfizer” nuk arritën në përmbushje të marrëveshjes. /Insajderi.com