Publikohet një hartë e Kosovës “e copëtuar”, Haradinaj kërkon reagimin e Kurtit

Publikohet një hartë e Kosovës “e copëtuar”, Haradinaj kërkon reagimin e Kurtit

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka publikuar një hartë në të cilën Kosova është “e copëtuar”, pra pa komunat veriore, njofton Insajderi.

Haradinaj-Stublla ka thënë se kjo hartë është duke qarkulluar në mediat e disa shteteve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa ka kërkuar reagimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Sipas saj, Kurtit meqë i takon ta udhëheq dialogun me Serbinë, “duhet ta marrë ketë temë më seriozisht, dhe t’u japë përgjigje të prerë të gjitha këtyre kërcënimeve për sovranitetin, integritetin territorial, dhe paqen e stabilitetin në vendin tonë”.

“Me situatën ende të rëndë pandemike në botë, me vështirësinë e qasjes së barabartë në vaksina, me dobësimin ekonomik e financiar në mbarë botën, dhe me krizat e reja të sigurisë në Ukrainë, Afganistan, e Jemen që secilën ditë e më shumë po marrin vëmendjen e aleatëve tanë, Kosova NUK E KA KOMODITETIN të heshtë e të pretendojë se nuk i dëgjon e sheh këto diskutime që po rikthehen me shpejtësinë e dritës, ngjashëm si para 2 viteve.

Nuk duhet të harrojmë që Kancelarja Merkel shumë shpejtë do përfundojë mandatin e saj, dhe Kosova do ta ketë shumë të vështirë ta gjejë një zë po aq të fuqishëm në Evropë, për të kundërshtuar e dështuar ide të tilla monstruoze që rrezikojnë sigurinë në Ballkan, rikthejnë tragjeditë e së kaluarës në rajonin tonë, rrezikojnë zhbërjen e disa shteteve të dala nga ish-Jugosllavia, duke hapur kutinë e Pandorës për ri-vizatimin e kufijve në të gjithë Ballkanin”, ka shkruar ish-shefja e diplomacisë kosovare në profilin e saj në Facebook./Insajderi.com

SKENAR I RI, QËLLIM I VJETËR!

Kjo hartë e “freskët” që ka disa ditë që po qarkullon nëpër mediet e disa shteteve të…

Posted by Meliza Haradinaj-Stublla on Thursday, April 15, 2021