Publikohet një përgjim i bisedës së Sava Janjicit me Blerim Shalën – Në Serbi ai shpallet “tradhtar”

Publikohet një përgjim i bisedës së Sava Janjicit me Blerim Shalën – Në Serbi ai shpallet “tradhtar”

Gazeta proqeveritare serbe “Kurir”, ka publikuar bisedën (sigurisht të përgjuar), të igumenit të manastirit të Deçanit, Sava me Blerim Shalën, i cili në atë kohë ishte pjesë e ekipit negociator të Kosovës në negociatat për statusin.

Publikimi i këtij përgjimi nga mediat serbe, sigurisht të marrë nga shërbimi sekret serb, vjen pasi javën e kaluar Janjic dekonspiroi një plan të Serbisë për ta trazuar veriun e Kosovës. Janjic zbuloi se në veri po përgatitej shpallja e autonomisë, që do të nxiste dhunë në mes të të dy palëve, autoriteteve të Kosovës dhe serbëve të veriut, që më pas të imponohet ndarja e asaj pjese të Kosovës. Kisha serbe është kundër ndarjes së Kosovës, dhe Janjic foli hapur për këtë plan.

Kjo ka bërë që në Serbi, Janjic të shpallet një lloj tradhëtari dhe bashkëpunuesi i autoriteteve të Kosovës por edhe të agjenturave perendimore në Kosovë.

Tani media e afërt me Vucicin po i hakmerret atij. Kështu, gazeta proqeveritare “Kurir”, ka publikuar bisedën (sigurisht të përgjuar), të igumenit Sava me Blerim Shalën, i cili aktualisht është këshilltar i presientit Hashim Thaçi.

Në këtë bisedë, ndër të tjera Shala i cili flet si përfaqësues i ekipit negociator të Kosovës me qëllim të vënies së konaktit me komunitetin serb të Kosovës, thotë se ka porosi edhe nga Frank Wisner (ish-diplomati amerikan i përfshirë direkt në negociatat për pavarësinë e Kosovës) dhe se në këtë aspekt Kisha Serbe është institucion kyç.

Ndërsa, “Kurir” shkruan se igumeni i manastirit të Deçanit Sava Janjic është takuar në këtë manastir me Blerim Shalën, i cili atë kohë ka qenë shef i ekipit negociator të shqiptarëve të Kosovës, kur në Vienë kanë mbajtur bisedimet me ndërmjetësimin e Ahtisaarit për statusin e Kosovës, transmeton gazetametro.net.

Janjic është takuar me Shalën pa praninë e publikut, dërsa mediet kanë publikuar se kjo ka ndodhur në mars të vitit 2006. Në një çast igumeni Sava Janjiq thotë se edhe ai, sikur të ishte shqiptar, do të dëshironte pavarësinë e Kosovës.

“Me rëndësi është që këta, me prioritet këta që janë këtu, që ata të jenë e kështu me radhë, epo unë pajtohem, vërtete, unë në njëfarë mënyre, mendoj, sigurisht, pavarësia e Kosovës sigurisht është qëllim i shqiptarëve, dhe kjo është krejtësisht e qartë, po të isha shqiptar edhe unë do të dëshiroja po këtë”, ka thënë Janjiq.

Mirëpo, ai në një çast ka thënë se “dikush nga Beogradi” do të duhej t’u kërkojë falje shqiptarëve të Kosovës.

“Po shikoni Blerim, populli juaj nuk mund të harrojë, është me rëndësi që në ndonjë mënyrë, nga qarqet më të larta politike të flitet, popullit t’i thuhet, ajo fatkeqësi dhe ajo dhembje, nuk të zgjidhet me atë që t’u shkaktohet dhimbje të tjerëve, do të duhej të ekzistojnë, mndoj, ekziston në traditë, në kanun, mundësia e faljes, e faljes për diçka, ja unë shpresoj se do të vijë koha, që dikush nga Beogradi, zyrtar, përfaqësues i Qeverisë, megjithatë këtë e ka bërë qeveria, pra, natyrisht nuk ka qenë kjo qeveri, kjo është tash, por ndonjë përfaqësues i qeverisë duhet ta thotë ndonjë kërkifalje, pa marrë parasysh se çfarë ka ndodhur pas lufte në Kosovë, kjo tash është çëshjte e palës suaj se si ju do t’ui qaseni kësaj, por thjesht kjo duhet të bëhet, dhe nuk as unë, dhe të thuhet dhe të niset. disi…”, ka thënë Janjiq.

Sipas gazetës, në bisedë ka qenë i pranishëm edhe kryetari i komunës së Deçanit, të cilin Janjiq e ka falënderuar. E tërë biseda ka rrjedhë në ton miqësor, ndërsa Sava bashkëbiseduesve të tij u ka thënë se në Beograd nuk e kuptojnë situatën në Kosovë dhe se ai është njëri prej njerëzve, të cilët janë këtu për të “sqaruar” gjithçka.

“Për mua shikuar personalisht, mendoj, shumëkush thotë statusi, statusi, mendoj, statusi ka rëndësi, po për mua, kjo fare nuk është esenciale, për mua ka më shumë rëndësi se e çfarë cilësie do të jetë ajo shoqëri, si do të jetohet në atë shoqëri, sepse ja tash ne jemi zyrtarisht në Serbi, mendoj, ne asgjë nga kjo nuk kemi këtu, dhe tjetra në njëfarë mënyre, po nesër, nuk e di as unë, së zyrtarisht kjo është Serbi, në njëfarë mënyre, ne edhe më tej jetojmë në këtë mjedis në të cilin jetojmë, me njerëzit me të cilët jetojmë, dhe prandaj duhet t’i zgjidhim problemet të cilat ekzistojnë, dhe vetë ky fakt që do të ketë këtu zyrtarisht një flamur dhe një himnnuk ndryshon asgjë, kështu që në esencë, në jemi për këtë shkak të interesuar”, ka thënë Janjiq në takimin në Deçan.

Përgjimin mund ta dëgjoni KËTU.