fbpx

Publikohet përgjimi i Zoran Zaev – lideri i Maqedonisë Veriore shpalos planin për ndarjen e Kosovës

Publikohet përgjimi i Zoran Zaev – lideri i Maqedonisë Veriore shpalos planin për ndarjen e Kosovës

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka thënë se Rusia dhe Turqia po e mbështesin idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për qëllime të tyre, në një bisedë telefonike me disa humoristë rusë.

Zaev ka rënë pre e humoristëve Aleksei Stoljarov dhe Vladimir Kuznetsov, të cilët duke përdorur identitete të rreme liderësh shtetesh telefonojnë personalitete të ndryshme dhe zhvillojnë me ta biseda të gjata.

Në një telefonatë që është publikuar një ditë më parë në faqjen e tyre në You Tube, duke u shtirur si ish presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko, ata i kanë telefonuar kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Në bisedë e sipër Zaev duke menduar se po fliste me Poroshenkon, ka deklaruar se për idenë e ndryshimit të kufijve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç kanë rënë dakord, por kjo mund të shkaktojë një luftë të re në Ballkan dhe se kancelarja Merkel është totalisht kundër idesë.

Bisedat janë në lidhje me disa tema: Situata në Maqedoni para referendumit për emrin, marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, ndikimi rus në vend dhe autoqefalja e KOM –it, për të cilat Poroshenko i rremë e bind Zaevin që mund të fitohet nëse i paguhen 100,000 euro Patriarkut Bartolomej.

Më poshtë biseda e përkthyer në shqip:

Zaev: Alo

Poroshenko (i rremë): Alo, përshëndetje zoti Kryeministër jam shumë i lumtur që ju dëgjoj

Zaev: Është kënaqësia ime, Zorani po ju flet! Zoti President ju jeni?

Poroshenko: Po unë jam, shpresoj që koha të jetë e mirë në Maqedoni…

Zaev: Po e mirë, është verë si është koha në Ukrainë?

Unë dua të ndaj një shqetësim që kam për diçka që po ndodh këtu në rajonin tonë, ku Presidenti i Serbisë dhe Presidenti i Kosovës, kanë nisur disa negociata për ndarjen e territoreve dhe ndryshimin e kufijve. Ne jemi shumë kundër kësaj, kancerlarja Merkles është shumë kundër kësaj, i gjithë rajoni është kundër sepse ne kemi frikë se ka disa qëllime të fshehura të Rusisë për të përdorur këtë si një praktikë ndërkombëtare. Unë dua që tju vë në dijeni juve që të jeni të fokusuar, sepse unë dje kam folur me kancelaren Merkel për këtë ne kemi patu gjysëm orë bisede telefonike për këtë cështje sepse unë e shikoj që dikush kërkon ta përdorë këtë fenomen si një praktikë të re ndërkombëtare për të ndryshuar kufijtë dhe që janë vende që kanë plane të lidhura në këtë drejtim siç është rasti i Turqisë me Qipron apo si Rusia me Abkazinë dhe Ukrainën. Unë jam shumë i shqetësuar se këtoj lloj hapash do të përbëjnë një dëm të madh si rajonit tuaj ashtu edhe tonit. Ne jemi komplet kundër këtij modeli dhe ne do të bëjmë gjithëcka. Ne kemi informuar forcat politike amerikane. Madje unë kam informur edhe vetë Zv/ Presidentin Pence dhe shefin e Departamentit Amerikan Z. Pompeo. Por ne kemi kërkuar zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian dhe sidomos zonjës Mogherini që të ndalojë këtë lloj aktiviteti sepse do ti shkakojë një dëm të madh Ballkanit.

Poroshenko i rremë: Po çfarë ka bërë Rusia në këtë drejtim?

Zaev: Serbia është shumë e lidhur me Rusinë, normal që ata e kanë atë lloj raporti. Por për momentin problemi është me Kosovën. Mbase ju e dini këtë çështje. Zgjidhja që po diskutojnë është që 10 komuna në pjesën veriore të Kosovës ti jepen Serbisë, dhe disa komuna në jug të Serbisë ti jepen Kosovës. Ky është ndryshim kufijsh dhe nuk është i mundur sepse përtej vijave të reja kufitare sërish ka andej e këtij kufirit si serbë edhe kosovarë dhe kjo vetëm se do të prodhonte luftëra. Ballkani do të ishte sërish një fuçi baruti. Por përtej kësaj. Unë kam parë aktivitet të mundëshëm, ndoshta unë jam gabim por ne duhet të jemi të fokusuar sepse disa forcat në Rusi dhe por edhe Turqia kërkojnë ta përdorin këtë si një praktikë të re ndërkombëtare, Rusia për Abkazinë dhe Turqia për Qipron dhe problemet që kanë me Greqinë.

Zaev e konfirmon vërtetësinë e bisedës

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot në mesditë mbajti një konferencë për shtyp, pasi mbrëmë dëgjoi bisedat e tij të publikuara gjoja me ish-presidentin ukrainas, Petro Poroshenkon dhe Jens Stoltenbergun e NATO-s.

Regjistrimet audio janë bërë në gusht të vitit 2018 dhe janar e prill të vitit 2019, dhe humoristët i kanë publikuar në kanalin e tyre në YouTube.

“Sillem ashtu si ndihem. Personalisht me mjete të mia nga familja ime, ndërmarrje personale ose të familjes sime, kam ndihmuar shumë shpesh me shuma serioze të parave, materiale, në të shumtën e rasteve me tulla. Kur ju ndodhë një bisedë e këtillë ju tregoni se nuk keni problem të ndihmoni diku nëse duhet të ndihmohet”, theksoi Zaevi, raporton Alsat-M.

Ai pohoi se janë respektuar protokollet diplomatike, por përkujtoi edhe se kontraktimin e bisedave me vendet që janë të afërta i bëjnë drejtpërdrejt kabinetet. Por, jo rrallë ndodhë që funksionarët të komunikojnë edhe drejtpërdrejt. Gjatë komunikimit të drejtpërdrejt, këshilltarët e Zaevit marrin shënime.

“Unë përkujtoj se nuk e kam për herë të parë, kam biseduar me Stoltenbergun, me Poroshenkon, me liderë të tjerë të vendeve partnere të RMV-së, dhe komunikimi i lidhur në njërën prej bisedave është përmes rrjetit fiks. Derisa jam në punë…. Unë jam në punë, është kërkuar nga gjoja presidenti Poroshenko që të vendosë kontakt me mua, jap termin në mes takimeve, atëherë kur edhe bisedoj. Pran meje në të shumtën e rasteve qëndron një nëpunës, ky është Dane Talevski ose Bojan Mariçiqi ose një pjesë e këshilltarëve të tjerë të cilët mbajnë procesverbal, fillimisht procesverbal për t’u vendosur në arkivin e shtetit, por edhe që t’i njoftojmë mediat”, u shpreh Zoran Zaevi. /Insajderi.com