Publikohet raporti i vitit 2021 për të drejtat e njeriut në Kosovë

Publikohet raporti i vitit 2021 për të drejtat e njeriut në Kosovë

Është bërë publik raporti i vitit 2021 për të drejtat e njeriut në Kosovë. Në fillim të raportit thuhet se që themelimi i qeverisë së udhëhequr nga kryeministri i atëhershëm Avdullah Hoti ishte jolegjitim sepse vota vendimtare ishte dhënë nga një deputet të cilit i ishte hequr mandati.

Po ashtu në fillim të raportit flitet për themelimin e Qeverisë Kurti dhe zgjedhjen e Vjosa Osmanit për Presidente të vendit.

Në këtë raport si një nga çështjet më të rëndësishme të të drejtave të njeriut  është edhe kufizimi  serioze mbi lirinë e shprehjes, ku përfshihet dhuna apo kërcënimet me dhunë ndaj gazetarëve; korrupsionin serioz në qeveri dhe mosndëshkimi si  dhe krimet që përfshijnë dhunë ose kërcënimet për dhunë.

Si tema të tjera që përmenden në këtë raport janë edhe rasti ‘’Drenica1’’ që u dërgua për rigjykim në vitin 2017, por u vonua disa herë por edhe gjykimi i Zoran Vukotiç që u dënua me tri vjet e gjysmë burg shtesë për dhunimin e një gruaje shtatzënë, shqiptare e Kosovës, gjatë kohës së luftës.

Raportin e plotë mund ta lexoni duke klikuar këtu.