
Një ditë më parë është sulmuar në Durrës, avokati Ilia Ilia, nga dy persona ende të paidentifikuar.
BalkanWeb ka publikuar pamjet nga momenti kur dy persona e sulmojnë atë.
Në video shihet avokati në rrugë i shoqëruar nga një person pranë Prokurorisë së Durrësit. Në këtë moment i afrohen dy dhunuesit, ku njeri prej tyre largon personin që shoqëronte avokatin dhe rikthehet bashkë me mikun e tij për ta dhunuar.
Ata e qëllojnë me grushte në kokë dhe në fytyrë, ndërsa avokati Ilia Ilia mundohet të mbrohet. Pas dhunës, dy agresorët, njëri me kapele blu dhe tjetri me një bluze të bardhë largohen me shpejtësi.