Publikohet videoja e plotë e arrestimit të Faik Fazliut

Publikohet videoja e plotë e arrestimit të Faik Fazliut

Është publikuar videoja e plotë e arrestimit të ish-kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbrëmjen e së shtunës në një lokal në Prizren, njofton Insajderi.

Sipas policisë, Fazliu ishte arrestuar pasi kishte kanosur njërin nga zyrtarët e saj, i cili ndodhej në detyrë zyrtare duke asistuar inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në një kafeteri, lidhur me mosrespektimin e masave anti-COVID.

Por, këtë e ka mohuar vetë Fazliu.

Ai të hënën deklaroi se arrestimi i tij ka qenë i padrejtë, teksa ka treguar se është ndjerë “i nëpërkëmbur nga Policia e Kosovës”.

Lidhur me këtë incident, Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetimet ndaj policit që sipas pamjeve shihet duke e rrëzuar përtokë ish-veteranin e UÇK-së.

Ndërkaq, për rastin ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sipas të cilit ka mbaruar koha kur zyrtarët policorë fyhen e sulmohen gjatë ushtrimit të detyrës nga siç i ka quajtur ai “të fortët”.

Videon e plotë të publikuar nga Kanal 10 mund ta shihni duke klikuar KËTU./Insajderi.com