Pumper në rastin e Gucatit dhe Haradinajt: “Paketa 2” përmbante emra të dëshmitarëve

Pumper në rastin e Gucatit dhe Haradinajt: “Paketa 2” përmbante emra të dëshmitarëve

Koordinatorja e hetimit në Dhomat e Specializuara, Zenka Pumper, po vazhdon të japë dëshminë e saj edhe sot në seancën ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj, njofton Insajderi.com.

Ajo ka thënë se ka parë edhe versionet e paredaktuara të paketave që ishin në zyrat e Oorganizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pumper, e cila është dëshmitarja e parë, është përgjigjur pyetjeve të prokurores Valeria Bolici rreth “Paketës 2”, e cila përfshinte referenca ndaj intervistave të dëshmitarëve, të cilat ishin kryer nga Task Forca Speciale Hetimore dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Ajo ka pohuar se aty kishte emra të dëshmitarëve të mbrojtur.

Koordinatorja e hetimit në Dhomat e Specializuara, Zenka Pumper

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës. /Insajderi.com