Kosova vazhdon të jetë ndër vendet e pakta në botë ku sigurinë financiare të rinjtë e shohin veç po punuan për shtetin.
“Është rahatur në punë shteti”, është frazë që nënkupton stabilitet.
Kjo, sepse vendi me pagën mesatare më të vogël në rajon, i paguan zyrtarët shtetërorë më shumë se të gjitha shtetet përreth.
Disa zyrtarë publikë në Kosovë kanë paga deri në 5 mijë euro në muaj.
Fitimet vjetore u shkojnë deri në 60 mijë euro.
Ky diferencim eklatant nuk tejkalon veç logjikën ekonomike, por shkon edhe përtej çdo sensi normaliteti.
Në mesin e këtyre zyrtarëve që paguhen shumë janë ata të: Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Postës e Telekomit të Kosovës, Bankës Qendrore, Trust, Avokati i Popullit, Autoriteti i Aviacionit Civil, Infrakos e Trainkos.