Në dokumentarin e InDoks, janë sjellur hulumtime për punësimet e të afërmeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë. Po ashtu, InDoks, me autor Visar Duriqi, ka sjellur edhe pasurinë e tyre të majme, të deklaruar nga vetë ata në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Dokumentarin ekskluziv të InDoks, mund ta shikoni këtu:
InDoks | Drejtësia në rrjetin e merimangës
InDoks | Drejtësia në rrjetin e merimangësDrejtësia e Kosovës është turthuruar në një rrjetë merimange me njerëzit që e drejtojnë atë.InDoks në këtë dokumentar do të shkojë thell në lidhjet që kanë prokurorë e gjykatës senjorë, me prokurorë, gjyqtarë, e punonjës të tjerë të rinj të sistemit të drejtësisë që po i fitojnë pa ndërprerë konkurset publike. Janë histori që nisin prej mbylljes së rasteve të rrahjeve nëpër shkolla për të bijtë e gjykatësve, e që prekin deri të ndikimet direkete në rastet më të mëdha të pasluftës, siç është aktakuza për veteranët mashtrues të UÇK-së e hetimi për “Dosjen e Shefave”-“Pronton”.Sa i kontrollon politika e sa i përcaktojnë politikanët dhe të ardhmen e tyre njerëzit që e udhëheqin sot drejtësinë? Si lidhen ata me Presidentin, Kryeministrin, e si poshtërohen nga ministra nën hetim për korrupsion?Janë këto disa nga pyetjet që do të marrin përgjigje të sonte në ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe live ne Insajderi, në dokumentarin “Drejtësia në rrjetin e merimangës”, me autor Visar Duriqi
Posted by Insajderi on Sunday, 2 December 2018
“Merimanga” e punësimeve familjare ka prekur edhe Gjykatën Themelore të Ferizajt.
Bashkim Hyseni që drejton Gjykatëse Themelore të Ferizajt, e ka gruan, Mimoza Syla Hyseni prokurore në Prokurorinë Themelore të Prishtinë.
Hyseni ka deklaruar pasuri në vlerë totale mbi 130 mijë eurosh.
Vëllai i Bashkimit, Besim Hyseni është hetues policor në krime ekonomike, derisa motra zyrtare Policore.
Përtej kësaj, InDoks, ka sjellur edhe dëshmi tjera për dhjetëra të punësuar në pozita kyqe brenda sistemit të drejtësisë, e që shumica e tyre janë fëmijë ose të afërm të prokurorëve dhe gjyqtarëve me fuqi koxha të madhe.
Disa pozita në gjykata, si ato administrative duken tëparëndësishme, por siç ishte raportuar Insajderi më herët ato mund të ndikojnë direkt në raste.
Kështu, Ajna Gashi, administratore e Gjykatës Supreme të Kosovës ka punësuar djalin motrës së saj, Hasan Memajn IT në Gjykatën Supreme. Ai është kushëri i gjyqtares Mejreme Mema e cila pritët që nga Gjykata e Apelit të vije në atë Supreme.
Por, Insajderi kishte raportuar se në rastin e djalit të saj, që doli të ishte po ashtu djali i ish-ministrit të punëve tëbrendshme, Bejtush Gashi për më shumë se gjashtë vjet nuk ishte prekur një aktakuzë kundër Besian, djalit të tyre.
Ai me katër personave tjerë, që akuzoheshin për vjedhje, mashtrim dhe keqpërdorim i kartelave bankare.
Pak muaj para afatit të parashkrimit lënda i ishte ndarë gjyqtarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Agim Kuçi që morri vendim që aktakuzën ta refuzonte për shkak të parashkrimit. Nëna e tij Ajna Gashi, e cila është administratore në Gjykatën Supreme, e kishte mohuar të ketë ndikuar që lënda kundër djalit të saj të parashkruhet.
Këtu mund ta shikoni dokumentarin e plotë nga InDoks: