Besim Beqaj i cili është bërë ministër në qeverinë Haradinaj, në ministrinë më të re në Kosovë, Inovacionit dhe Ndërmarrësis, e që po hetohet nga Prokuroria e Shtetit për emërime në Trainkos, Infrakos dhe Postë Telekomin e Kosovës, është shprehur se ka vepruar në harmoni me ligjin.
Në serinë e dymbëdhjetë të përgjimet telefonike “Dosja e Shefave”, që ka publikuar Insajderi, gjatë vitit të kaluar, Beqaj bënte plane për vendosje të njerëzve që përfaqësonin interesin e tyre në këto ndërmarrje milionëshe.
Mirëpo për këtë Beqaj në një intervistë për “Telegrafin”,ka thënë se secili veprim që unë kam bërë është në harmoni me ligjin dhe me rregullat e Kosovës.
“Unë do të jem jo vetëm me prokurorin, po kush do që ka nevojë për çka do sqarimi, për të gjitha proceset me të cilat kam qenë përgjegjës dhe të përgjigjem në çdo kohë, në çdo moment, me dokumentacion”, ka thënë Beqaj.
Beqaj ka thënë se është i gatshëm çdo herë për t’ju dhënë shpjegim institucioneve përgjegjëse dhe pres që ata të përfundojnë shpejt.
Mirëpo të gjitha këto veprimet që i ka bërë Beqaj, për të janë gjëra të cilat janë rregulluar me ligj.
“Normalisht ne jemi takuar kemi bashkëbiseduar, ja kemi shpjeguar se nëse flasim për ato emërimet, për ndërhyrjen e famshme në PTK, janë procedura të ndërtuara me ligj, ku ligji për ndërmarje publike thotë se: “Drejtori ekzekutiv i një ndërmarrje jep dorëheqje në mënyrë të drejt përdrejtë përgjegjësia e parë bie mbi zyrtarë më të lartë në ndërmarrje, janë gjana hipotetike që janë ndërtu”, ka thënë Beqaj.
Beqar ndër tjerash thotë se të gjitha këto janë bërë për prishje të imazhit.
“Unë pres që prokuroria pas hetimeve, që ta bënë nëse e gjen fajtor për X, Y, Z, atëherë mu, duhet të veproj, por edhe atëherë nëse unë nuk jam fajtor prokuroria duhet të veproj sepse ajo çka jemi duke parë viteve të fundit është tendencë për ta dëmtuar imazhin e njerëzve”,është shprehur në fund Beqaj.
Në publikimet të cilat i ka publikuar Insajderi Beqaj dëgjohet duke e porosit Grabovcin që të flas me kryeministrin për ushtrues detyre të PTK-së. Grabovci, i thotë që këtë do ta bisedojnë në drekë. /Insajderi.com