Punëtorët e ATK-së sot në grevë njëorëshe

Punëtorët e ATK-së sot në grevë njëorëshe

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës, ka njoftuar se të enjten do të mbajnë grevën paralajmëruese njëorëshe e që fillon nga ora 10:00.

Administrata Tatimore e Kosovës për 60 minuta do t’i ndërpresë të gjitha shërbimet ndaj tatimpaguesve, njofton Insajderi.

E arsyeja e grevës sipas njoftimit është mosrealizimi kërkesave për krijimin e kushteve të punës, propozim-ndryshimi i statusit të ATK-së nga “Agjenci ekzekutive” në “Agjenci me status të veçantë”, kompensimet tjera të shpenzimeve sipas kërkesave paraprake dhe përfshirja në pakon fiskale i gjithë stafi i ATK-së.

“Nga takimi i fundit i kryesisë së SHSPATK-së, i mbajtur më 30.04.2021 me të gjithë përfaqësuesit e regjioneve, u vendos për grevë paralajmëruese, me këtë rast nëse nuk ndërmerret asgjë deri më 27 maj 2021, ftohen institucionet përgjegjëse të reflektojnë edhe t’i hapet rrugë dialogut, përndryshe jemi të detyruar të marrim masa radikale me greve të përgjithshme deri në realizimin e kërkesave tona të ligjshme”, thuhet në njoftimin e Sindikatës. /Insajderi.com