Punëtorët e “IMN Kosova” kërkojnë 20% e privatizimit, protestojnë para Qeverisë

Punëtorët e “IMN Kosova” kërkojnë 20% e privatizimit, protestojnë para Qeverisë

Punëtorët e ndërmarrjes “IMN Kosova” kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë për mospagesën e 20% pas privatizimit, njofton Insajderi.

Në vend të Kryeministrit Avdullah Hoti punëtoret e “IMN Kosova”, i priti Ahmet Isufi.

Për kërkesën e tyre për të marr 20 për qind, Isufi ju tha që duhet të presin kthimin e kryeministrit nga izolimi.

Të paktën kështu e interpretoi Emin Neziri, përfaqësues i protestuesve.

Ai tha se për të marr 20 për qind, duhet nënshkrimi i Qeverisë për shpronësim.

“U takuam me Ahmet Isufi ata na premtuan që brenda një javë do të përfundojë. 120 punëtorë janë duke pritur. Për shkak të shpronësimit nuk po i japin 20 për qind. Një nënshkrim i Qeveris duhet për shpronësim”.

E kjo i revoltoj protestuesit. Ata nuk u pajtuan që në takim i priti Ahmet Isufi ndërsa thanë se nuk presin ndonjë ndihmë.

Ismet Hasani, pjesëmarrës në protestë tha se qeveritarët po mundohen të përfitojnë në krah të tyre./Insajderi.com