Punëtorët e KEK-ut pritet që shumë shpejtë të dalin në protestë.
Kështu ka bërë të ditur, kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica.
“Ne do të jemi pjesëmarrës në protestë si sindikata për arsye se është preson i madh i anëtarësisë dhe i të gjithë punëtorëve të Korporatës që këto mjete të tërhiqen. Gjendja e tyre është jo e mirë në këtë kohë pas pandemisë” ka thënë Llumnica
Sipas Llumnicës lejimi për të tërhequr mjetet i ndihmon jo vetëm punëtorët e KEKU-ut por të gjithë.
“Kjo tërheqje do t’i ndihmon jo vetëm punëtorët e KEK-ut por edhe punëtorët tjerë në Kosovës, do t’i ndihmon edhe bizneset dhe familjarët të cilët preken nga kjo tërheqje” ka thënë Llumnica.
Sipas Llumnicës, mbi 90 % e punëtorëve do të jenë pjesëmarrës në protestë.
“Në bazë të sondazhit janë 90 për qind të punëtorëve që kanë dëshirë t’i tërhiqen këto mjete të trustit dhe besojë që 90 për qind do të jenë pjesë e protestës. Ne si sindikatë do të luftojmë deri në tërheqjen e atyre mjeteve për arsye se po e shohim çdo ditë që po ka humbje, nuk po ka investime në vendin ton, ka papunësi të madhe kështu që kjo është një kohë që duhet të ngritët mirëqenia e të gjithë qytetarëve, dhe jo vetëm e punëtorëve, dhe me këtë ne besojmë që do të bëhet një ngritje e mirëqenies së qytetarëve” ka thënë Llumnica.
Ditë më parë ishte organizuar edhe një protestë e një grupi të qytetarëve që po kërkonin lejimin e tërheqjes së mjeteve prej 30 për qind nga fondi i kursimeve pensionale – Trusti./Insajderi.com