Punëtorët e Lotarisë paralajmërojnë sërish protestë

Punëtorët e Lotarisë paralajmërojnë sërish protestë

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës këtë të hënë pritët sërish të dalin në protestë para objektit të Qeverisë. Përkundër se këtë fillim jave ata protestuan, kërkesat e tyre nuk po merren parasysh dhe përmes protestës së dytë ata presin diçka më konkrete nga institucionet përgjegjëse që të iniciohet ligji për Lotarinë e Kosovës.

Anëtar i kryesisë së Sindikatës së Lotarisë së Kosovës, Ismet Uka në një intervistë për KosovaPress, thotë se përmes kësaj proteste ata do të bëjnë trysni që kërkesat e tyre thelbësore të realizohen.Uka thotë se kjo situatë i ka pruar ata qe dy muaj në gjendje të rëndë financiare, pasi sipas tij, kanë mbetur pa paga dhe të gjithë punëtorët janë mbajtës të familjeve.

Anëtari i kryesisë, mes tjerash i renditi të gjitha kërkesat e tyre karshi Qeverisë, duke theksuar se deri në realizim të qëllimit të tyre nuk do të ndalojnë protestat.

Pas ndalimit të lojërave të fatit sipas ligjit të miratuar nga Kuvendi, ku janë përfshirë edhe lojërat e lotarisë, Lotaria e Kosovës e ka ndërprerë veprimtarinë e saj.