Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë ka protestuar të mërkurën para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për të kërkuar miratimin e ligjit për Lotarinë dhe kthimin në vendet e punës, njofton Insajderi.
Ibadete Hasani, punëtore e Lotarisë së Kosovës, ka thënë se janë 65 deri në 67 punëtorë të cilët nuk i kanë marrë pagat tash e një vit.
Hasani tutje ka shtuar se kanë tentuar të bisedojnë edhe me Qeverinë përmes e-mailave, por që asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje.
“Nuk kërkojmë asgjë më tepër, vetëm miratimin e ligjit dhe pagat. Qe një vit nuk kemi marrë paga, është pandemi dhe punëtorët janë në hall. Jemi lodhur, premtime para zgjedhjeve, injorim total pas tyre”, ka thënë ajo.
Në fund, ajo ka paralajmëruar se protesta do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave./Insajderi.com