Punëtorët e sigurimit dhe higjienës në QKUK të pakënaqur – Qeveria i diskriminon nga pagesat

Punëtorët e sigurimit dhe higjienës në QKUK të pakënaqur – Qeveria i diskriminon nga pagesat

Punëtorët e sigurimit e higjienës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë shprehur të pakënaqur, meqë Qeveria e Kosovës, siç thonë ata po i diskriminon nga pagesat, transmeton Insajderi.

Kastriot Gjoshi nga Këshilli i Punëtorëve Mbështetës në Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë që shërbyesit e sigurimit dhe të higjienës janë diskriminuar nga pagesat e ekzekutivit.

Ai tutje ka thënë se ky diskriminim është i papranueshëm për këta punëtor, duke kërkuar kështu që Qeveria dhe Ministria, urgjentisht të paguaj këta punëtor.

“Miq të mijë, Përkundër lajmit të mirë për realizimin e të drejtave tona të ligjshme, për të cilat kemi reaguar e protestur, sërish paska ndodhur diskriminimi. Ndarja paska vazhduar per puntoret ndihmës, për punëtorët më të vyer që janë Sigurimit dhe Higjenistët. Këta dy sektorë janë shumë të rëndësishëm dhe pa ta ne nuk mund të funksionojmë. Është i pa pranushem ky diskriminim për këta punëtorë. Kërkoj urgjentisht nga Qeveria dhe Ministria të paguhen këta punëtorë”, ka shkruar ai. /Insajderi.com