![Punëtorët e sigurimit fizik protestojnë para Rektoratit të Universitetit të Mitrovicës](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/02/rektorati-universiteti-mitrovices-730x440.jpg)
Punëtorët e sigurimit fizik të Rektoratit të Universitetit të Mitrovicës, sot kanë paralajmëruar protestë për shkeljet ligjore nga ana e kompanisë.
Siç thuhet në njoftim, protesta mbahet nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, punëtorët e sigurimit fizik protestojnë për shkeljet e tyre ligjore nga ana e kompanisë, e cila siç thuhet edhe pse është vërtetuar që iu ka borxh punëtorëve “asaj nuk i intereson kjo”.
Protesta fillon në ora 10:00 dhe vazhdon deri në ora 11:00.