Punëtorët e Telekomit nuk pranojnë t’iu ulet paga

Punëtorët e Telekomit nuk pranojnë t’iu ulet paga

Për punëtorët e Telekomit ulja e pagave është e papranueshme, paralajmërojnë kundërshtim nëse një gjë e tillë ndodh

Gjendja e rëndë financiare në Telekom, ka shtyrë menaxhmentin që të kërkojë alternativa për të dal nga kriza.

Një ditë më parë ishte vet kryeshefi ekzekutiv Bedri Istrefi, ai që paralajmëroi uljen e pagave për punëtorët.

Por, kjo duket se do të kundërshtohet ashpër nga punonjësit e kësaj ndërmarrje publike.

Një gjë të tillë e ka paralajmëruar kryetari i Sindikatës së Telekomit, Lamih Balaj.

‘’ Unë nuk kam diçka zyrtare por për neve është e pa pranuëeshme jemi me një faze ku duhen me u shkepute kontratat e dëmshme  , menaxhmenti duhet mu perqendru me u kthy ato numra nga Z mobile ne vala, ne kemi nje kontrate kolektive qe na garanton paga, nuk ka shance ulja e pagave sjone pagat ato qe e rendojne gjendjen por janë kontrat e kqija’’

Madje, Balaj mendon se paralajmërimin për ulje të pagave menaxhmenti po e bën qëllimisht.

Ai thotë se në këtë mënyre udhëheqësit ndërmarrjes  po mundohet të e largojë vëmendjen nga kontratat e dëmshme.

‘’ Na kete e shohim me shume si nje tentim per me u hup vëmendja prej kontratave te dëmshme qe janë nënshkrua edhe vazhdojnë me nënshkru. Por na sdo  të thekim dore, s’guxon kurrkush ti preke pagat tona.

E në rast se  ndodh një rast i tillë,  Balaj thotë se  punëtorët do të kërkojnë shkarkimin e menaxhmentit.

‘’Eshte vendim i premë i Kuvendit dhe Kryesisë se ouentorve, do te kerjojme shkarim te gjithë atyre qe mundohen me shperqendru vëmendjen, na jemi tu e pa ne vazhdimësi kontrata ne hetim, por nëse dikush teneton per ne eshte i parpanushem dhe kurrsesi s’do ta pranojmë.

Së fundmi kanë qarkulluar ide edhe për privatizimin e Telekomit.

Por, një gjë e tillë sipas kreyshefit të kësaj ndermeje është e pamundur në këtë situatë.

Sipas Bedri Istrefi, pa u krijuar një qëndrueshmëri brenda kësaj ndërmarrje  nuk mund të flitet për mundësi të privatizimit.