Punëtorët e Telekomit kanë protestuar për të kërkuar ndihmë nga Qeveria e Kosovës pasi kanë mbetur pa rroga, njofton Insajderi.
Pagat e muajit tetor nuk dolën në xhirollogaritë e tyre bankare, pasi llogaria prej së cilës ekzekutohen mjetet është bllokuar.
Këtë bllokim e ka bërë përmbaruesi si shkak i kontestit që Telekom ka me Dardafon/Z-Mobile.
Kryetari i Federatës Sindikatave të Pavarura të PTK-së, Lamih Balaj, tha se vazhdimisht kanë bërë denoncimet për kontratat e dëmshme dhe faktorët që kanë ndikuar në gjendjen aktuale të kompanisë.
“Më mirë me vdekë prej COVID-19 se nga Blerim Devolli”, “Kryeministër Ne jemi të këtij shteti”, “Unë punoj Devollet pasurohen”, ishin disa nga mesazhet e protestës. /Insajderi.com