Punëtorët e Telekomit protestojnë sot para Qeverisë

Punëtorët e Telekomit protestojnë sot para Qeverisë

Sindikata e Punëtorëve të Telekomit ka paralajmëruar protestë për sot nga ora 13:00, para objektit të Qeverisë së Kosovës, transmeton Insajderi.

Kjo protest është paralajmëruar për shkak të gjendjes së krijuar në Telekomin e Kosovës.

Punëtorët e Telekomit ende nuk i kanë marrë pagat e muajit tetor, ndërsa thonë se tashmë po rrezikohet seriozisht edhe funksionimi i ndërmarrjes.

Ata kanë paralajmëruar edhe më herët protesta e greva nëse Qeveria e Kosovës nuk ndërmerr asnjë hap për të zhbllokuar llogaritë dhe kthimin e mjeteve në llogarinë e Telekomit, të cilat janë bllokuar e tërhequr nga kompania “Dardafon”, kompania amë e Z-Mobile, si pasojë e borxhit ndaj saj. /Insajderi.com