Punëtorët shëndetësorë paralajmërojnë grevë nga java e ardhshme

Punëtorët shëndetësorë paralajmërojnë grevë nga java e ardhshme

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, ka kërkuar nga Qeveria të reflektojë në kërkesat e kësaj federate lidhur me rregullimin e gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësorë përmes procedimit të Projektligjit për Paga në sektorin publik dhe implementimin e tij nga janari i vitit 2022, njofton Insajderi.com.

Në protestën e mbajtur të hënën para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, Syla ka kërkuar nga ekzekutivi të jetë transparent dhe bashkëpunues në përpilimin e drafitit të Projektligjit për Pagat në sektorin publik.

Në rast se kërkesa e tyre nuk plotësohet brenda kësaj jave, Syla ka paralajmëruar grevë.

“Z.Kryeministër reflektoni. Unë sot iu kam pritur këtu duke iu njohur që e respektoni protestën dhe grevën, por siç duket nuk e keni atë guxim”, ishin fjalët e Sylës drejtuar kryeministrit Albin Kurti.

“E keni shansin e fundit, neve edhe një javë do të presim, duke respektuar kampanjën zgjedhore që keni, që nga java e ardhshme nuk garantojmë që do të fillohet me bllokimin e sistemit shëndetësor. Shndërroni këtë problem në problem nacional sepse ikja e një gjenerate të tërë nuk është komiditet që e ka populli i Kosovës”, ka thënë Syla.

Syla para mediave njoftoi se vetëm në tetë muajt e parë të këtij viti kanë ikur 122 mjek, mosha mesatare e të cilëve është 31 vjeç.

“Vetëm sivjet në 8 muajt e parë kanë ikur 122 vjet, mosha mesatare e të cilëve është 31 vjeç”, tha ai.

Kësaj proteste i është bashkuar edhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, i cili luti Qeverinë që sot të bashkohet dhe të flas me ta në mënyrë që këtij sheshi mos t’i kthehen protestat. /Insajderi.com

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj