
Punëtorët teknik si dhe ata të sigurimit që punojnë në Qendrën Regjional të Spitalit në Gjilan kanë hyrë në grevë që nga mëngjesi i ditës së sotme.
Grevën e këtyre punëtorëve e ka konfirmuar ushtruesi e detyrës së drejtorit të Spitalit Rajonal të Gjilanit, Besim Guda, i cili ka thënë se këta punëtor kërkojnë rritje të pagave.
“Po kanë hyrë në grevë. E kanë filluar një grevë të vogël dhe kërkesa e tyre është rritja e pagave. Kjo nuk ka të bëjë me spitalin, punëtorët u takojnë kompanive private”, ka thënë Guda për Insajderin.
“Unë besoj se ata shpejt kanë me kry këtë punë. Kjo grevë shkon në dëm të spitalit se repartet mbesin pa pastruar – niveli i higjienës bie. Shumë shpejt pritet që një operator të ri ekonomik për këto shërbime”, ka shtuar Guda.
Qëllimi i grevës është ngritja e pagës, implementimi i Ligjit, dhe Marrëveshjes Kolektive si dhe pagesa e kontributeve që për tetë vjet që sipas punëtorëve nuk është bërë./Insajderi.com