Punëtorët teknik të Universitetit të Prishtinës, po protestojnë para rektoratit për të kërkuar pagat e muajit dhjetor.
Për shkak të mos-pajisjeve me kontrata të këtyre punëtoreve – nuk morën pagat e tyre, njofton Insajderi.
Në rast se rrogat nuk iu ekzekutohen deri në 14:00 paralajmërojnë bllokim të punës.
Një paralajmërim të tillë gjatë protestës e dha kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi.
“Subjektet politike po bëjnë shumë premtime, ky është realiteti. Këtë gjendje e kanë pru të gjithë ata që sot po krekosën. Ne do ta bllokojmë të gjithë sistemin, nuk mund të qëndrojmë duke kërkuar lëmoshë, shteti ka dështuar sa i përket plotësimit të kushteve për sektorin privat. Ne po kërkojmë të drejtën tonë. Nëse sot deri në ora 14:00 nuk do të ketë realizim të kërkesave, ne do ta bllokojmë gjithë punën”, tha ai. /Insajderi.com