Punëtorët teknikë të spitaleve e QMF-ve paralajmërojnë protestë: Kërkojnë shtesa në paga

Punëtorët teknikë të spitaleve e QMF-ve paralajmërojnë protestë: Kërkojnë shtesa në paga

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat ka marrë vendim për të protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë të mërkurën më 24 nëntor.

Protesta do të mbahet në shenjë pakënaqësie për mos ndarje të shtesave për punëtorët teknik të spitaleve e QMF-ve nga Qeveria e Kosovës, shkruan Shqip.com.

Kryetari i Sindikatës, Jusuf Azemi, tha se Qeveria e Kosovës do të ketë një javë kohë për të reflektuar mbi këtë çështje.

“Ne kemi hyrë në një fazë intenzive dhe është marrë vendim që të mërkurën e ardhshme nga ora 11:00 do të protestohet para Ministrisë së Shëndetësisë për një orë. Qeveria e Kosovës do të ketë një javë kohë për të marrë vendime për këtë çështje”, ka thënë ai.

Kryetari i Sindikatës, Jusuf Azemi

Më tutje, Azemi tha se për rreth një orë sa do të protestohet  nuk do të kryhet asnjë shërbim.

Kryetari i Sindikatës është shprehur i zhgënjyer me Qeverinë e cila ndau 20 milionë euro për t’i paguar faturat e rrymës dhe ujit për serbët e Mitrovicës së Veriut.

“Qeveria ndan mbi 20 milionë euro për serbët e veriut dhe për ne nuk ka stimulim nuk do koment dhe do të shkojmë deri në hapat përfundimtar”, tha ai./Insajderi.com