Punëtori i Doganës dyshohet se infektoi edhe nëntë kolegët e tij – sonte pritet të dalin rezultatet e katër prej tyre

Punëtori i Doganës dyshohet se infektoi edhe nëntë kolegët e tij – sonte pritet të dalin rezultatet e katër prej tyre

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike gjatë orëve të mbrëmjes së ditës së djeshme ka bërë të ditur se në Kosovë janë shënuar edhe 23 raste me koronavirus.

Në mesin e tyre ka qenë edhe një rast në Prizren, shkruan Insajderi.

Për këtë rast detaje ka dhënë drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu.

Shehu, për Insajderin ka thënë se personi i infektuar është punëtor i Doganës së Kosovës.

Sipas tij, sot janë testuar katër persona të cilët kanë pasur kontakt me të, pra që janë kolegë të tij, ndërsa nesër do të testohen edhe pesë të tjerë si dhe familjarët e tij.

“Është punëtor i Doganës së Kosovës. Sot janë testu katër kolegët e tij që kanë pas kontakt, sonte presim më i marr rezultatet, nesër në ndërkohë kanë me u testu edhe pesë të tjerë dhe pjesëtarët e familjes”, ka thënë Shehu për Insajderin.

Shehu, ka treguar edhe në cilën pjesë të vendit ka punuar ky person.

“Kohën e fundit ka punu në terminalin e Doganës këtu në Prizren, ndërkohë që ka punu edhe në pikën kufitare në Vermicë varësisht sipas orarit”, ka thënë ai.

Deri më tani në Kosov janë infektuar 250 persona, ku [prej tyre 52 janë shëruar ndërsa shattë të tjerë kanë vdekur./Insajderi.com