Punimet në objektin e Kuvendit përplasin Vjosa Osmanin me deputeten e AAK-së

Punimet në objektin e Kuvendit përplasin Vjosa Osmanin me deputeten e AAK-së

Punimet në Kuvend janë bërë “mollë sherri” i debatit në mes kryeparlamentares, Vjosa Osmani dhe deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu.

“Investime koti”, dhe “keqtrajtim i punëtorëve”, ishin kritikë-akuzat e Haxhiut në drejtim të Kuvendit.

“Investimet koti, për mu është investim koti që po ndodh në kuvend në aneks, para dy viteve është ndërtuar, pse pas dy vitesh u dasht me ba investime. Shqetësimi që marr nga punëtoret që keqtrajtohen, punëtoret që po i kryejnë punimet”, tha Haxhiu.

Më pas erdhi kundërpërgjigja e kryeparlamentares e cila tha se “të gjitha investimet tjera në objektin e Kuvendit janë nga mandati i kaluar”.

Përpos liftit për personat me nevoja të veçanta.

“Ekziston vetëm një vendim që nga shkurti deri tani që ne e kemi miratuar dhe kemi kërkuar të fillojnë procedurat tenderuese dhe ai është lifit për personat e nevoja të veçanta, asnjë kërkesë tjetër nuk e kemi miratuar”, tha Osmani. /Insajderi.com