
Gëzim Rafuna Mehmeti, drejtor i Investimeve Kapitale në komunën e Prishtinës, ka njoftuar se gjatë punimeve në rrugën “Muharrem Fejza” po hasin në kyçje ilegale në rrjetin e furnizimit me ujë, përcjell Insajderi.
Në një postim në Facebook, Mehmeti ka shkruar se këto kyqje, për të cilat tha se janë të shumta, të pa evidentuara po i vështirësojnë punimet.
Sipas tij, kyçje ilegale ka pasur edhe në gypin që e furnizon Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Dyshohet së kyçjet janë bërë pa leje, ilegale, përveç në gypin që i furnizon qytetarët, kyçjet janë realizuar edhe në gypin që e furnizon Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (furnizimi ka karakter emergjent)”, ka shkruar tutje Mehmeti./Insajderi.com